75 Mall Live Search
15:14 / E Hënë, 16 Shkurt 2026 / G T

Raphinha i gatshëm për sonte ndaj Gironas

Lajme pozitive për Barcelonën para sfidës së sotme ndaj Gironës.

Sulmuesi brazilian Raphinha është shpallur i gatshëm dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për këtë përballje të rëndësishme, shkruan Indeksonline

Pas dyshimeve për gjendjen e tij fizike, lojtari ka kaluar me sukses vlerësimet mjekësore dhe është rikthyer në listën e të grumbulluarve. Disponueshmëria e tij i jep më shumë alternativa trajnerit gjerman në repartin ofensiv, në një ndeshje që pritet të jetë vendimtare./Indeksonline/