75 Mall Live Search
08:29 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / L A

Raphinha pas eliminimit: Do të kthehemi më të fortë

Mbrëmë Barcelona është eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ata u eliminuan në “San Siro” nga Interi, pas golit të Davide Frattesit në pjesën e parë të vazhdimeve, duke shuar shpresat për një “Tripletë” të tretë.

I dëshpëruar është treguar një nga yjet më të spikatur të Barcelonës, Raphinha.

“Do të kthehemi më të fortë. “Vazhdojmë së bashku. Ky sezon nuk ka mbaruar ende. Çdo ditë që kalon, ndihem më krenar që vesh këto ngjyra. Krenar për këtë ekip. Visça Barça”, u shpreh Raphinha.

Kujtojmë se ndeshja është mbyllur 4-3 në favor të Interit dhe tashmë ata do të presin njërin nga fituesit e ndeshjes PSG-Arsenali./IndeksOnline/