75 Mall Live Search
10:01 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2024 / L A

Raphinha pas fitores ndaj Mallorcas: E dua këtë klub

Anësori brazilian, Raphinha po shkëlqen këtë sezon me Barcelonën.

Ai po ashtu shkëlqeu mbrëmë ndaj Mallorcas së Vedat Muriqit, ku shënoi dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Më tej braziliani i tha disa fjalë pas ndeshjes.

“Të puthësh logon është një mënyrë për të treguar atë që ndjej për këtë klub. E dua këtë klub. Jam në formën më të mirë të karrierës sime. Nuk dua të ndalem. Dua të bëj shumë më tepër për Barçën”, u shpreh Raphinha.

Me këtë fitore Barcelona, mbetet në pozitën e parë në La liga me 37 pikë./IndeksOnline/