Raphinha përsëri vulos fitoren e Barcelonës ndaj Benficas

Raphina edhe njëherë i siguroi fitoren skuadrës së Barcelonës, ndaj Benficas.
Braziliani shënoi golin e vetëm, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Ashtu si në ndeshjen e fazës së grupeve, Raphina u tregua hero i Barcelonës, duke shënuar në minutën e 61-të
Vlen të përmendet se Barcelona nga minuta e 22-të luajti me një lojtar më pak, pasi Pau Cubasi u ndeshkua me karton të kuq.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhsme, me Barcelonën që ka një epërsi solide./IndeksOnline/