75 Mall Live Search
19:19 / E Martë, 21 Janar 2025 / Gj. Sh

Rapidi “çmendet” pas lojtarëve shqiptarë, klubi i Bukureshtit tani kërkon Drilon Hazrollajn

Drilon Hazrollaj është dëshirë e Rapidit të Bukureshtit. Klubi rumun kërkon të afrojë një tjetër lojtar shqiptar, pasi më parë ka goditur me afrimin e Albion Rrahmanit dhe Ermal Krasniqit.

Hazrollaj është pjesë e Malishevës prej vitit 2022, ndërsa ka spikatur në dy sezonet e fundit. Në Rumani tregojnë se te Malisheva presin rreth 1 milionë euro për ta lënë të lirë.

Kontrata e Hazrollajt është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kështu dhe Malisheva është e gatshme për largimin e tij në rast të ofertës së duhur.

Rapidi do të kthehej pas 1 viti për të afruar tjetër shqiptar të Kosovës, teksa i fundit është Florent Hasani.