75 Mall Live Search
16:02 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Z S

Raport i Auditorëve për AAK’në – Mbi 50 mijë euro më shumë shpenzime se të hyra

Auditorët e pavarur kanë publikuar raportin e auditimit, mbi pasqyrat financiare të partive politike.

Në mesin e raporteve gjendet edhe ai i AAK-së, i përbërë nga pasqyra e pozitës financiare deri më 31 dhjetor të vitit që lëmë pas.

Në raportin publikuar ngaKQZ njoftohet edhe se shpenzimet e kësaj partie gjatë vitit të kaluar kanë kapur shifrën e 365,128.63, duke pasur kështu 50,738.63 deficit.

Po ashtu, nga raporti bëhet e ditur edhe se shpenzimet e AAK-së janë ndarë kryesisht në paga dhe kompensimet si shpenzimet për transport, ato për reklamat, reprezentacioni dhe konferencat; shpenzimet e fushatës; Blerja e mallrave, si dhe shpenzimet e përgjithshme dhe ato të ndryshme.