75 Mall Live Search
16:46 / E Diele, 23 Maj 2021 / AR

Raportet që zbulojnë të vërtetën e rrënimit të objektit të ish-gjykatës në Vushtrri dhe plani për ndërtim

Sot gjatë ditës ka filluar të rrënohet objekti i ish-gjykatës në Komunën e Vushtrrisë. Lidhur me këtë rast pati reagime të shumta, duke e quajtur një veprim të tillë të paligjshëm.

Por Indeksonline mëson se sipas raporteve të komisioneve profesionale, objekti nuk ishte stabil dhe përbënte rrezik për jetën e qytetarëve.

Në atë vend, sipas burimeve të Indeksonline parashihet të ndërtohet sheshi “Pavarësia” dhe shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova.

Indeksonline ka siguruar njoftimin e drejtorisë për inspektime, teksa është paraqitur shqetësimi në lidhje me dëmtimin e fasadës së objektit të vjetër të gjykatës në sheshin “Adem Jashari” në Vushtrri.

Lidhur me rastin është formuar komisioni profesional për shqyrtim të stabilitetit të ish-objektit të gjykatës komunale.

Sipas raportit të tyre është konstatuar se objekti duhet rrënuar, ku edhe janë përshkruar në detaje vlerat e cilësisë shumë të dobëta të materialeve me të cilat është ndërtuar./Indeksonline/