Raporti i Auditorit, Ali Berisha fton Prokurorinë të hetojë komunën e Pejës, shuan zërat për koalicione me LDK-në

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka zhvilluar sot konferencë të jashtëzakonshme për media, e ku para gazetarëve ka folur Kryetari i AAK-së dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha.
Konferenca ka pasuar pas raportit të Auditorit kombëtar, për gjetjet në komunën e Pejës, për çfarë i pari i AAK-së opozitare në këtë komunë, ka ftuar Prokurorinë që të nis hetimet dhe përgjegjësit ti ballafaqësojë me ligjin.
Berisha theksoi se rezultat i keqpërdorimeve të konfirmuara tashmë edhe nga Auditori, Pejës i kanë humbur edhe donatorët serioz.
‘Nëse flasim nga të dhënat e këtij raporti janë tri aspekte që tregojnë për një përformancë shumë të dobët gjatë vitit 2023, e që janë: Opininoni i auditimit është i cilësuar si opinion i kualifikuar që nënkupton opinion negativ për komunën e Pejës e që është se gjatë auditimit janë zbuluar keqdeklarime dhe keqmenaxhim i parasë publike dhe mospajtueshmëri me kornizën ligjore. Kemi rritje të numrit të rekomadimeve nga auditori për komunën e Pejës dhe kemi moszbatim total të rekomandimeve nga viti 2022. Arsyeja e kualifikimit të opinionit qëndron në atë se komuna kishte bërë keqklasifikim të shpenzimeve kapitale në vlerë prej 1 milion e 032 mijë e580 euro, prej të cilave mbi 900 mijë euro ishin ekzekutuar për vendime gjyqësore. Komuna e Pejës nga kategoria e investimeve kapitale ka paguar për paga dhe meditje vlerën prej 937 mijë e769 euro ndërsa për mallëra dhe shërbime 30 mijë e 448 euro. Komuna e Pejës në shumë raste ka shkelur ligjin e prokurimit duke inicuar procedurat e prokurimit pa fonde të mjaftueshme vetëm duke filluar projekte pa buxhet të mjaftueshëm për përfundimin e tyre, vetëm e vetëm që ti mashtrojë qytetarët gjoja se po i përfundojnë projektet. Shembull, Ndërtimi i ujësjellësit në fshatrat e lugut të Baranit, ku projekti kushton 1 milion e 377 mijë e 859 euro me zotimin e vetëm 200 mijë000 euro. Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Varri i Sykut në Bellopaq, i cili kushton 918 mijë 214 euro, me vetëm 50.000 euro të zotuara. Kështu ka ndodhur edhe në shumë projekte tjera siç është projekti i Asllanqeshmes, projekti i palestrës në Zahaq, ndërtimi i pendës në Vranoc dhe projekte të tjera.’-deklaroi Berisha, i cili shtoi se komuna e Pejës ka bërë shkelje të ligjeve në fuqi dhe ligjit për shpenzimin e parasë publike duke bërë zotimin e mjeteve pas pranimit të mallit të blerë që është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Kjo është bërë në të paktën pesë raste të verifikuara për vitin 2023-tha ai.
Sipas Ali Berishës dhe AAK-së, Komuna e Pejës ka lidhur oferta afatshkurtëra 10 vjeçare të parkingjeve dhe duke shkelur ligjin ka ndërruar kontratën bazë për pagesën e qirasë duke zvogëluar vlerën e pagesës së qirasë pas 12 muajve.
‘Komuna e Pejës ka pasur dobësi evidente në ndarjen dhe menaxhimin e subvencioneve, komuna e Pejës nuk ka caktuar zyrtar përgjegjës I cili duhet të kujdeset për monitorimin e implementimit të projekteve.Ka ndarë subvencione për shoqata të ndryshme dhe nuk ka monitoruar se si po hargjohen këto mjete të qytetarëve të Pejës nga këto shoqata të financuara nga komuna. Komuna e Pejës ka pasur dobësi serioze në menaxhimin e projekteve përmes platformës elektronike të e-prokurimit. Komuna e Pejës ka dështuar në regjistrimin e pasurive të saj dhe ka dështuar në hartimin e një rregulloreje të brendshme për menaxhimin e pasurive jofinanciare të kësaj komune.’-ka vazhduar Berisha.
Për këto dhe shqetësime të tjera që kanë dalur nga Raporti i Auditorit kombëtarë për komunën e Pejës, Berisha ka ftuar publikisht Prokurorinë e Pejës, që të filloi hetimet.
‘Bazuar në këtë auditim dhe raportin e auditimit, ftojmë prokurorinë e shtetit që të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që komunën e Pejës po e degradojnë sin ë aspektin e menaxhimit të parasë publike, të realizimit të projekteve, të keqpërdorimit të pozitës zyrtare , në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të ndalet degradimi i skajshëm në qeverisjen komunale të Pejës,’-shtoi ai.
Nga ky konferencë për media, Berisha i pyetur nga gazetarët, ka hedhur poshtë zërat e ndonjë koalicioni të mundshëm në Pejë, me qeverisjen aktuale LDK-Gazmend Muhaxheri.

‘Zërat që po dalin, janë nga kanalet e propagandës së kryetarit Gazmend Muhaxheri, rezultat i realitetit që i ka rrëshqitur qeverisja. Nuk ka as nuk do të ketë koalicion me LDK-në, me Muhaxherin, as tash, as në vjeshtë as asnjëherë. Ne po punojmë çdo ditë për zgjedhjet lokale 2025, të cilat do ti fitojmë si parti e parë, ndërsa pas atyre zgjedhjeve flasim për koalicione në Asamblenë e re, por LDK atëherë do të kalojë në pushim.’-deklaroi kreu i AAK-së, Ali Berisha.
AAK në këtë konferencë pati kritika edhe për jetën kulturore dhe subvencionet në këtë komunë.