75 Mall Live Search
07:30 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / MSH

Raporti i buxhetit të vitit të kaluar shqyrtohet në komision

Komisioni për buxhet, punë dhe transfere do të vazhdojë mbledhjen që la në gjysmë javën e kaluar.

Përgjatë takimit do të bëhet shqyrtimi i raportit vjetor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023, raporton Indeksonline.

Në mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2023, të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, si dhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2023.

Mbledhja është njoftuar të nisë në orën 11:00./Indeksonline/