08:54 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / OSH

Raporti i “Freedom House”, reagon Bajqinovci

Sot, organizata “Freedom House” ka publikuar raportin për shtetin e Kosovës lidhur me nivelin e dremokracisë, shkruan IndeksOnline.

Për këtë ka reaguar deputeti i LvV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai përmendi ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, duke thënë se kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

“Ndër të tjera në raportin e Freedom House 2022:“Figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish presidentin Thaçi dhe ish kryeministrin Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, që luan rol të rëndësishëm në politikë dhe ka ndikim në vendosjen e liderëve kryesorë”

Ndërkaq, në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25″, tha ai. /IndeksOnline/