75 Mall Live Search
16:11 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / LB

Raporti i KE/ Kosovës i kërkohet të angazhohet në themelimin Asociacionit pa vonesa apo pengesa të mëtejshme

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Kosova zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pa vonesa dhe pengesa.

Në këtë raport nga Komisioni Evropian kanë thënë se autoritetet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprime për themelimin e Asociacionit, andaj i kërkohet themelimi i saj.

Sipas raportit, nuk ka pasur progres të mëtejshëm në zbatimin e marrëveshjeve të 25 gushtit të vitit 2015.

“Kur është fjala për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut: – Zbatimi i plotë i marrëveshjes për drejtësinë e nxjerrë nga prilli i vitit 2013 “Marrëveshja e parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve”, vazhdon të kërkojë përpjekje të mëtejshme nga autoritetet e Kosovës pasi Kosova nuk respekton disa dispozita të marrëveshjes; – Nuk ka pasur progres të mëtejshëm në zbatimin e Marrëveshjeve të 25 gushtit 2015”

“Autoritetet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprime për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Kosovës i kërkohet të angazhohet në mënyrë konstruktive në themelimin e saj pa vonesa apo pengesa të mëtejshme”, thuhet në raport.