Raporti i Konsumatorit: X3 i ri, vetura e duhur për ta blerë
Raporti i Konsumatorëve po kryejnë një test afatgjatë të BMW X3 të ri, pasi ata sapo kanë blerë një model xDrive30i.
Pavarësisht simbolit të saj 30i, ky version kompakt SUV ka një 2.0 litërsh me turbine 4 cilindra e që gjeneron 248 kuajfuqi.
Në testimin e saj, X3 u gjet mjaft komod dhe kishte pritshmëritë e duhura. Një veturë e shkathët, udhëtim të qetë brenda dhe shumë gjëra tjera.
Duke folur për kabinën, Raporti i Konsumatorëve vlerësuan materialet premium të përdorur dhe cilësinë e lartë. Ata gjithashtu dhanë pikë shtesë në sistemin infotainment, që vjen me një ekran prej 10 inç dhe është i lehtë për tu kontrolluar, qoftë nga analogu rrotullues ose drejtëpërdrejtë nga me prekje.
Raporti i Konsumatorit ka vlerësuar X3 2018 si veturën e duhur për ata që kërkojnë një veturë të re dhe kompakte. /IndeksOnline/