15:05 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Raporti i MSh-së: 28 raste të reja me Covid-19, e asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se ka pasur rritje të numrit të të prekurve me Covid-19:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹNga 2.577 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹSot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.575.

ℹNë total numri i rasteve aktive është 114.