Raporti i MSh-së për COVID: 4 të infektuar, 4 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 4 raste pozitive me COVID-19.
Gjithsej, në këtë interval kohor janë realizuar 1.563 testime.
Në anën tjetër, 4 persona janë shëruar nga SARS-CoV-2.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës”, thuhet gjithashtu në raportin e Ministrisë.