75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Raporti i Policisë, rreth vdekjes së dyshimtë në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan

Dje IndeksOnline raportoj për një vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, ku i burgosuri me inicialet B.E u gjet pa shenja jeta në dhomën e tij.

Sot Policia e Kosovës ka njoftuar rreth kësaj ngjarjeje.

‘’ HETIM I VDEKJES, Pasjak, Novobërdë 13.12.2022 – 12:40. Nga gardianët e burgut në Pasjak është informuar se gjatë vizitës,  në dhomën e tij është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas këtij rasti nga puna janë pezulluar, Drejtori  Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S , Zëvendësdrejtori i  kësaj qendre, F.H, mbikëqyrësin F.L dhe zyrtari korrektues, M.H. /IndeksOnline/