75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / KV

Raporti i policisë rrugore: 66 aksidente në 24 orë, një me fatalitet

Në vetëm 24 orët e fundit, në rrugët e Kosovës janë shënuar 66 aksidente trafiku, duke përfshirë një me pasojë vdekje, 29 me persona të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 383 gjoba trafiku.

Po ashtu, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/