75 Mall Live Search
10:43 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / Z S

Raporti i Progresit 2024 vlerëson angazhimin e Presidentes Osmani për gratë, paqen dhe sigurinë

Raporti i Progresit 2024 ka veçuar përpjekjet e pandalshme të Presidentes Vjosa Osmani në promovimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (ËPS).

Kështu ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Më tutje thuhet se një nga ngjarjet kryesore ishte organizimi i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mblodhi mbi 1,000 pjesëmarrës nga më shumë se 40 vende.

Po ashtu është bërë e ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit ka zgjedhur Kosovën, përkatësisht Presidencën e Republikës së Kosovës si vendin e vetëm në Evropë, e ndër tri vendet e vetme në botë, për themelimin e Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë!/Indeksonline/