Raporti mjekoligjor konfirmon: Çifti i njohur u vra me mjete të mprehta
Zbardhet raporti mjekoligjor për vrasjen e regjisorit dhe bashkëshortes së tij producentë, Rob dhe Michele Reiner.
Sipas raportit mjekoligjor, çift i njohur nga bota e filmit, humbi jetën nga “lëndime të shumta me mjete të mprehta”. Shkaku i vdekjes është përcaktuar si “vrasje”, me të dhënat që sugjerojnë se një person tjetër ka shkaktuar vdekjen e tyre tragjike.
Djali i çiftit, Nick Reiner, është akuzuar për vrasjen e prindërve të tij, duke përdorur një thikë si mjetin e krimit. Të dhënat e publikuara nga mjeku ligjor konfirmojnë se trupat e Rob dhe Michele Reiner u gjetën më 14 dhjetor, në shtëpinë e çiftit në Los Angelesin Perëndimor. Më vonë, autoritetet u thirrën dhe zbuluan trupat në dhomën kryesore të gjumit.
Një burim i afërt tha se vajza e çiftit, Romy Reiner, vizitoi shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 3 pasdite dhe ishte ajo që zbuloi trupat.
Në një konferencë për shtyp të martën, prokurori i Qarkut të Los Angeles tha se Nick Reiner përdori një thikë për të vrarë prindërit e tij, duke konfirmuar informacionet nga mjeku ligjor. Megjithatë, ende nuk janë zbardhur detaje të tjera që mund të shpjegojnë motivet e këtij akti të tmerrshëm, shkruan rtsh-ja.
Për më tepër, raportohet se Nick Reiner u pa duke u grindur me të atin në një festë të organizuar nga Conan O’Brien më 13 dhjetor, një ditë para se të ndodhte ngjarja tragjike. Michele Singer Reiner, gruaja e Robit dhe nëna e Nick-ut, ishte gjithashtu e pranishme gjatë incidentit.

