13:05 / E Hënë, 22 Mars 2021 / OSH

Raporti nga SHBA-ja, “AstraZeneca” është vaksinë e sigurt dhe efikase

Vakina e koronavirusit nga “AstraZeneca” është e sigurt dhe efikase. Kështu thotë raporti i fundit i bëra nga provat e bëra në SHBA.

Më shumë se 30 mijë pjesëmarrës kanë marrë pjesë në testimin e fundit ku është konstatuar se vaksina e “AstraZenecas” nuk mpiks gjakun dhe nuk ka asnjë pasojë tjetër të rrezikshme për shëndetin, shkruan Indeksonline.

Studimi përfshiu saktësisht 32.449 pjesëmarrës në SHBA, Kili e Peru të cilët kanë marrë këtë vaksinë dhe si përfundim ka dalë se vaksina është efikase dhe e sigurt për të gjitha moshat.

Nga 21 mijë pjesëmarrës që kishin marrë një dozë të vaksinës së “AstraZenecas”, nuk është vërejtur asnjë rast i trombozës së sinusit venor cerebral, që është lloj speficik i mpikjes së gjakut./Indeksonline/