75 Mall Live Search
18:09 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / AR

Raporti për Kosovën i KE vlerëson lart RTK-në, drejtorin dhe bordin e ri

Transmetuesi publik Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të tij, me Bordin e sapoemëruar në nëntor 2021. Bordi ka miratuar një rregullore të re për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së dhe menaxhmentit të lartë, në bazë të së cilës, në qershor ka zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm për një mandat trevjeçar, thuhet në Raportin për Kosovën për vitin 2022, publikuar sot nga Komisioni Europian.

Rishikimi i Ligjit aktual për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) ka filluar në vitin 2019, por procesi është i ngadalshëm. Projektligji i ri përfshin një model financimi real dhe të qëndrueshëm për RTK-në. Kuvendi e shkarkoi bordin e RTK-së në korrik 2021, duke përmendur refuzimin e menaxhmentit të RTK-së për t’u audituar dhe dështimin e tij për të respektuar procedurat e prokurimit dhe për të hartuar një strategji afatgjatë të kërkuar me ligj. Bordi i ri i RTK-së në fund të vitit 2021 u zgjodh në një proces që u vlerësua si i hapur, transparent dhe i bazuar në merita. Bordi ndërkohë ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm dhe disa nga pozitat kryesore drejtuese, për shkak të keqmenaxhimit të pretenduar dhe ka emëruar Drejtorin e ri të Përgjithshëm të këtij institucioni. Bordi aktualisht është duke ndërmarrë ndryshime në RTK për ta bërë atë më efikase në ofrimin e shërbimeve për publikun. Transmetuesi publik Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit të tij, me Bordin e sapoemëruar në nëntor 2021.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së ka qenë i bazuar në merita, transparent dhe profesional, me përfaqësim të barabartë gjinor. Ky proces u vlerësua nga shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare. Ka pasur ndryshime në menaxhmentin më të lartë të RTK-së, me shkarkimin e pozitave kryesore drejtuese për shkak të keqmenaxhimit. Bordi ka miratuar një rregullore të re për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së dhe menaxhmentit të lartë, në bazë të së cilës, në qershor ka zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm për një mandat trevjeçar. RTK-ja tani ka shtrirë mbulimin e saj duke përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës…” – thuhet në Raportin për Kosovën për vitin 2022, publikuar sot nga Komisioni Europian.