16:30 / E Mërkurë, 11 Tetor 2023 / S Z

Raporti i FMN-së për rritje ekonomike prej 3.8 përqind, Statovci: Politikat ekonomike të Qeverisë sonë po sjellin rezultate

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar raportin e “Perspektivës Globale për Tetor 2023”, ku janë prezantuar projeksionet e fundit për rritjen ekonomike të Kosovës dhe zhvillimet e tjera ekonomike globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar, pret që Kosova të ketë rritje ekonomike prej 3.8 për qind për vitin 2023.  Ndërsa ka rritur projeksionin nga prilli për 0.3 për qind.

Deputetja e VV-së Jeta Statovci ka thënë se politikat ekonomike të Qeverisë po sjellin rezultate dhe kjo është më se e dukshme.

“ Në raportin e publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të titulluar “World Economic Outlook”, parashihet që ekonomia e Kosovës për vitin 2023 të ketë një rritje që renditet në 3 më të lartat në kategorinë e vendeve në zhvillim në Europë (nga 15 shtete të kësaj kategorie, duke lënë pas shtete te BE-së si Bulgaria, Rumania, Polonia). Ndërsa, për vitin 2024, Kosova pritet të ketë rritjen ekonomike të dytë më të lartë në këtë kategori. Politikat ekonomike të Qeverisë sonë po sjellin rezultate dhe kjo është më se e dukshme”, ka shkruar Statovci.