20:59 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / L K

Raportimet se Naimi dhe Mihrja po kryen mbindërtim pa leje, Inspektorati i Prishtinës merr vendim

Inspektorati i Kryeqytetit ka bërë të ditur se ka zhvilluar procedurat inspektuese lidhur me rastin e publikuar që ndërlidhet me sanimin- rinovimin e një Pullazi – Kulmi në lagjen “Bregu I Diellit” i cili ishte i dëmtuar nga zjarri.

Behët fjalë për banesën e këngëtarëve të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi, përcjell IndeksOnline.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj gjendjen përkatësisht pjesët e dëmtuar nga zjarri duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme ndërkaq për mosrespektim të urdhrit të inspektoratit të ndërtimit i njëjti me dt.18.09.2023 me procesverbal ka urdhëruar palën që kulmin të kthej në gjendjen e mëparshme dhe ka shqiptuar gjobë mandatore për shkeljet e gjetura.

Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast.  

Këta të fundit kishin deklaruar se nuk bëhej fjalë për mbindërtim pa leje, por vetëm për rinovim të kulmit.