Raportimi i IndeksOnline/ Bajqinovci: Ministri Mehaj po merret seriozisht me kontratat e dyshimta për ushqim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në Kanal10, ka thënë se në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili ka qenë i mbyllur për media, është diskutuar edhe kontrata 8.4 milionëshe e ushqimit në FSK.
Për këtë, IndeksOnline ka bërë një sëri hulumtimesh ku janë gjetur fakte për parregullësi në këtë tender siç janë falsifikimesh dokumentesh si dhe çmimi prej 1.4 milionë eurosh më shtrenjtë.
Deputeti Bajqinovci tha se ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke u marrë me seriozitet me këtë temë.
“Kemi diskutuar për disa probleme brenda FSK-së, në këtë rast janë disa keqpërdorime të tenderave të cilët ministri është duke i kontrullu se çfarë ka ndodhur aty.
Bëhet fjalë për ushqim të cilët ushtarët e ushtrisë tonë ushqehen me të e që ka pas dokumente publike që janë falsikuar dokumente të ndryshme që i ka bërë publike edhe kompanitë e huaja.
Ka gjetje që bëhët e ditur që ka pasur falsifikime dhe janë duke u marrë masa, së pari duhet me Prokurorinë dhe Gjykatat të dihet se çfarë bëhet me atë kompani dhe furnitorët e tjerë dhe të dihet se çfarë vendimi duhet të merr FSK-ja.
Pra shqetësim i madh dhe ka qenë në një portal IndeksOnline dhe pas atij ka filluar hetimet se çfarë ka ndodhur”, tha ai./IndeksOnline/