75 Mall Live Search
17:27 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Raportimi i mediave serbe për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Mediat serbe janë në delir pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Ishte koha që ata të përgjigjen për krimet e bëra” shkruan një gazetë serbe në mbititull.

“Më në fund do të përgjigjen Thaçi e Veseli për krimet kundër njerëzimit” thuhet në një gazetë tjetër serbe.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë dy të parët që paraqiten në Gjykatën Speciale.

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për disa akuza./Indeksonline/