75 Mall Live Search
09:48 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / MSH

Raportohen dy raste të dhunimit: Një në Malishevë, një në Mitrovicë

Dy persona janë arrestuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ”Dhunim”.

Sipas raportit policor, njëri rast është evidentuar në Mitrovicë, më 1 dhjetor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

Nga ana tjetër, edhe në Malishevë dje u arrestua një tjetër i dyshuar për po të njëjtën vepër, shkruan IndeksOnline.

Sipas policisë, i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje./IndeksOnline/