75 Mall Live Search
09:24 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / F.R

Raportohet e zhdukur një vajzë në Lipjan

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Lipjan.

Sipas Policisë së Kosovës, më 17 qershor 2026, një burrë ka raportuar se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dy ditë më parë dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin e saj.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.