75 Mall Live Search
08:38 / E Hënë, 09 Mars 2026 / S Z

Raportohet i zhdukur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet

Një burrë nga Rahoveci është raportuar i zhdukur tashmë dy ditë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më, ndërsa familjarët kanë raportuar rastin tek autoritetet.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar dhe hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e zhdukjes dhe për të gjetur vendndodhjen e personit.