Raportohet i zhdukur një person, në Mitrovicë
Një person është raportuar i zhdukur në Mitrovicë.
Policia e Kosovës bën të ditur se një qytetar nga komuniteti rom ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 23:40 dhe sipas policisë, rasti po hetohet.