75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 13 Nëntor 2025 / F.R

Raportohet për 3 persona të zhdukur në Kosovë, policia nis hetimet

Dy raste të zhdukjeve janë evidentuar në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti i parë është raportuar në Obiliq, më 11 nëntor ku është zhdukur një burrë.

“Obiliq 11.11.2025-17:20.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti, për të cilin kane filluar të zhvillohen hetime..

Ndërkaq, pasditen e së martës dy persona të tjerë janë raportuar të zhdukur në Kamenicë.

“Kamenicë 11.11.2025-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre”.

Bëhet e ditur se edhe ky rast ka shkuar në procedurë hetimore.