75 Mall Live Search
17:38 / E Diele, 27 Tetor 2024 / FR

Raportohet për disa të vrarë në sulmin izraelit në një shkollë të kthyer në strehimore në Gaza

Sipas autoriteteve palestineze disa njerëz janë vrarë pasi një sulm ajror izraelit goditi një shkollë që strehonte personat e zhvendosur në qytetin e Gazës.

Është bërë e ditur se janë gjetur një numër trupash pas sulmit në kampin e refugjatëve Shati.

Qeveria pretendoi se tre gazetarë lokalë ishin në mesin e të vrarëve, shkruan Sky News.

Një sulm i veçantë ajror izraelit në kampin Shati dy ditë më parë vrau të paktën nëntë persona, thanë mjekët palestinezë.