Raportohet për një person të armatosur në bazën ajrore në New Jersey

Në bazën ajrore “McGuire” në New Jersey raportohet se ka hyrë një person i armatosur.
Siç raporton FoxNews, baza është izoluar pas raportimeve për një person aktiv me armë zjarri, transmeton IndeksOnline.
Nga mediumi bëjnë me dije se personeli i bazës është njoftuar të jetë i kujdesshëm, teksa personeli që gjenet jashtë bazës të mbrohet.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.