75 Mall Live Search
18:24 / E Premte, 18 Prill 2025 / Gj. Sh

Raportohet për një takim mes drejtuesve të Realit dhe Xabi Alonsos

Carlo Ancelotti i ka ditët e numëruara në krye të Real Madridit.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka shtuar zërat se ai do të largohet para përfundimit të sezonit, dhe ndeshja finale e Copa Del Rey, kundër Barcelonës do të jetë e fundit për italianin, shkruan IndeksOnline.

Skuadra madrilene tashmë ka nisur të mendojë për zëvendësimin e Ancelottit, e padyshim që emri i Xabi Alonsos është në krye të listës.

Raportohet se këshilltari i afërt i Alonsos, Inaki Ibanez ka pasur një takim ditët e fundit me drejtuesit e Real Madridit.

Bayer Leverkusen janë në dijeni për këtë dhe presin vendimin përfundimtar nga tekniku spanjoll.

Në rast se ai do të pranonte të udhëheq Real Madridin, skuadra gjermane do të kërkojë 15-20 milionë euro për lirimin e tij./IndeksOnline/