Raportohet për një të vdekur në Prishtinë

Një person dyshohet të jetë gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm.
Burime të IndeksOnlinet pohojnë se viktima është gjetur në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij rasti, sakaq rastit i janë përgjigjur njësitet relevante të policisë, dhe ato mjekësore.
IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin./IndeksOnline/