75 Mall Live Search
23:23 / E Martë, 05 Gusht 2025 / MSH

Raportohet për të shtëna me armë në sheshin kryesor të Prishtinës

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, sonte janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Të shtënat janë dëgjuar pranë eventit “Akull n’Verë”.

Njësitet relevante të Policisë së Kosovës i janë përgjigjur rastit duke rrethuar perimetrin me shirit dhe duke nisur hetimet.

Ende nuk dihen motivet që fshihen prapa kësaj ngjarjeje/./IndeksOnline/