Raportohet për vjedhje në Gjakovë, dy TV Samsung, dy zinxhirë ari dhe gjësende të tjera
Ankuesja femër, banore në rrugën ‘Rexhep Tafa’ në Gjakovë ka deklaruar se mbikëqyrë shtëpitë e vëllezërve të saj, shtëpi me dy hyrje, të cilët jetojnë jashtë vendit.
E njëjta ka shtuar se kishte vërejtur se persona të dyshimtë kishin depërtuar me forcë në brendi të shtëpisë duke i thyer dritaret dhe kishin vjedhur: dy TV të tipit ‘Samsung’ vlera e tyre ishte e konsiderueshme, dy zinxhirë ari, dy telefona dhe një motor sharrë të tipit STHIL.
Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë rast./Indeksonline/