75 Mall Live Search
08:45 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Raportohet për vjedhje të një filiali banke, në Klinë

Ankuesi mashkull, monitorues i kamerave të një banke ka raportuar se gjatë kontrollit të kamerave kishte vërejtur se disa persona të maskuar ishin duke kryer vjedhje në filialin e kësaj banke në Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe për momentin përveç dëmeve materiale s’dihet se a ishte vjedhur diçka, shkruan Indeksonline.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/