Raportohet se AAK-ja e PDK-ja kanë arritur marrëveshje për qeverisje lokale në Rahovec, flet Smajl Latifi: No coment!
Të hënën me 8 dhjetor do të bëhet betimi i kryetarit Smajl Latifit dhe asamblesë në Komunën e Rahovecit. Mediat lokale raportuan se kryetari Latifi, i cili është rizgjedhur kryetar i Rahovecit, ka arritur marrëveshje me PDK-në, për të bashkëqeverisur në këtë komunë.
Por Smajl Latifi nuk preferoi të komentonte, se a ka arritur apo jo marrëveshje me PDK-në.
I pyetur nga Indeksonline Latifi tha se nuk ka koment për këtë. Ndërsa theksoi se të hënën, më 8 dhjetor e kanë betimin dhe se pastaj do të flasin lidhur me këtë çështje.
“Nuk kam koment. Kur ta japim betimin të hënën me 8 dhjetor tani flasim më konkretisht. Njëherë s’kemi koment. Ne e kemi thirr seancën më 8 dhjetor aty e bëjmë betimin dhe pastaj vazhdojmë me procedura të tjera”, tha Latifi. /Indeksonline/

