75 Mall Live Search
19:50 / E Martë, 21 Maj 2024 / Gj. Sh

Raportohet se është zvogëluar lista e dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Pritet të shkurtohet lista e dëshmitarëve të Prokurorisë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

Hektor Beqiri që njihet për mbështetjen e ish-drejtuesve të UÇK-së ka përcjell nga afër seancën e sotme ku, sipas tij, është vendosur për largimin e disa dëshmitarëve nga ana e Prokurorisë dhe pranimin e disa deklaratave vetëm me shkrim.

“Viti i ardhshëm do të jetë viti i rikthimit të madh të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit në Kosovë, pranë familjeve dhe popullit të tyre. Po ashtu, shpresoj shumë që shkallët e tjera të drejtësisë do t’i shpallin të pafajshëm të gjithë çlirimtarët”, ka shkruar ndër të tjera ai.