75 Mall Live Search
12:40 / E Diele, 17 Maj 2026 / L A

Raportohet se Guardiola ka njoftuar largimin nga City

Duket se largimi i Pep Guardiolës nga Manchester City është më afër se që e kemi menduar.

Flitet se spanjolli, i kumtoi drejtuesve të “Cityzens” vendimin e tij dhe se ndeshja ndaj Aston Villës mund të jetë lamtumira e fundit.

Më tutje një video doli në rrjetet sociale, ku shihet Guardiola duke bërë gjirime me trofetë që ka fituar, duke e bërë edhe më të mundshme largimin.

Guardiola, erdhi te Manchester City në vitin 2016 dhe kështu dominoi futbollin anglez duke fituar 20 trofe, përfshirë dhe “Tripletën” në vitin 2023./IndeksOnline/