Raportohet se Maguire pas përfundimit të Kupës së Botës largohet nga United, por mbetet në Premier Ligë

Harry Maguire është raportuar se në dritaren e janarit do t’i bashkohet ekipit të Tottenham dhe do të largohet nga Manchester United
Kapiteni 29-vjeçar i Djajve të Kuq, ka humbur vendin e tij në ekip nën drejtimin e Erik ten Hag në Old Trafford këtë sezon pasi që nuk ka treguar formë të mirë.
Besimi i Maguire duket se është kthyer pasi ai ishte një nga lojtarët më të mirë të Anglisë në garën e tyre drejt çerekfinales.
Ten Hag e ka sfiduar atë që t’i përsërisë ato paraqitje me United.
Por prezantuesi i TalkSPORT Breakfast, Ally McCoist, tha se ai nuk qëndrojë gjatë te United.
Duke treguar se Tottenham, i Antonio Conte është njëri nga klubet ku mund ta shohim Maguiren në janar. /IndeksOnline/