Raportohet se policia ka zbarkuar në Ministrinë e Bujqësisë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka zhvilluar të martën një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, saktësisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Raportohet se rasti të bëjë me skandalin për dhënien e tenderit për ndërtimin e Fabrikën e mbetjeve shtazore. Mësohet se aksioni po zhvillohet me autorizim të Prokurorisë Speciale.
Një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi ministrin në detyrë, Faton Peci, se e ka shkelur Ligjin për pronën publike, në rastin e dhënies me qira të pronës për Fabrikën e mbetjeve shtazore.