75 Mall Live Search
17:20 / E Enjte, 25 Korrik 2024 / Gj. Sh

Raportohet se Qëndrim Kida nuk është më trajner i Malishevës

Qëndrim Kida nuk është më trajner i skuadrës së Malishevës.

Sipas asaj që raporton ”Dueli Sportiv”, teknikut 38-vjeçar i ka skaduar kontrata me bardhekaltërit, shkruan IndeksOnline.

Kida aktualisht është në negociata me drejtuesit e Malishevës, për të qenë pjesë e klubit edhe për sezonin e ardhshëm.

Përveç Kidës, drejtuesit janë duke biseduar edhe me disa trajnerë të tjerë nga Kosova.

Nën drejtimin e Qëndrim Kidës, Malisheva arriti që për herë të parë të merr pjesë në garat evropiane, ku u eliminua në fazën e parë të Ligës së Konferencës nga skuadra e Buducnostit./IndeksOnline/