Raportohet se viktima në Ferizaj u vra me katër plumba nga djali i axhës së tij

Një vrasje në fshatin Balaj ka tronditur Ferizajin të hënën mbrëma. Raportohet se i dyshuari për vrasje, është djali i axhës së viktimës.
Sipas Klan Kosova, palët kishin mosmarrëveshje të mëhershme.
Viktima ka lënë pas vetës katër fëmijë.
“38-vjeçari B.R nuk i mbijetoi plagëve që mori nga katër plumbat në stomak nga i dyshuari B.R, rreth 50-vjeçar që drejt tij kishte gjuajtur rreth pesë herë. I ndjeri ka lënë prapa katër fëmijë të tij në moshë të vogël dhe gjendja e familjarëve është e rëndë”, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes.
IndeksOnline më herët ka raportuar se viktima është Brahim Ramusa.
Rastin për IndeksOnline e konfirmuar policia e Kosovës.
“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”, ka thënë për IndeksOnlie zëdhënës në policinë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.