75 Mall Live Search
14:28 / E Premte, 15 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Raportohet se zjarri në Llaushë të Skenderajt i është afruar shtëpive

Në Llaushë të Skenderajt raportohet se po digjet një zonë e banueshme.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova, shihet se flakët u janë afruar shumë shtëpive të banimit.

Aty shihen banorë që tentojnë të shuajnë zjarret me mjetet që i kanë në dispozicion, derisa nuk shihen ekipe të zjarrfikësve.

Klankosova.tv do ju mbajë të informuar për këtë ngjarje.