75 Mall Live Search
10:01 / E Premte, 16 Tetor 2020 / indeksADMonline

“Raportojini rastet e dhunës në shkolla, mos u bëni pjesë e fajësisë!” – reagon ministria, pas raportimit të IndeksOnlinet

Indeksonline kishte raportuar të mërkurën, nëpërmjet dy video-incizimeve për dukurinë e dhunës në shkollat fillore të Republikës së Kosovës.

Pamjet ishin të ndjeshme, por ishin aspak optimiste për të ardhmen e brezit të nxënësve të shkollave fillore në këtë rast, shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë-Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Mbase kohët kanë ndryshuar. Por në vitin 2020 edhe nxenëset kishin hesape për të larë me njëra-tjetrën, qoftë edhe me shkulje flokësh e me grushte, siç ndodhi para një jave po në këtë shkollë, jo fort larg kryeqytetit.

E nga kryeqyteti, Ministria e Arsimit…, ka reaguar ndaj dy video-incizimeve të publikuara nga IndeksOnline.

Në një përgjigje të gjatë, Ministria e Arsimit shpreh shqetёsimin pёr prezencёn e dhunёs nё shkolla, pёrfshirё dhunёn ndёrmjet nxёnёsve dhe nё çfarёdo relacioni!

“E dimё se dhuna ekziston si pasojё e rrethanave tё ndryshme sociale, ekonomike, kulturore, familjare e shoqёrore. Por qё secila hallkё institucionale duhet tё veprojё brenda rolit tё vet nё trajtimin e kёsaj problematike. Ne jemi hartues tё politikave, ku dhuna ёshtё sanksionuar dhe kemi krijuar sistem tё parandalimit dhe referimit tё saj. Mirёpo, veprimi karshi rasteve, bie nё nivel tё shёrbimeve komunale si zbatuese tё politikave Institucionale”, ka deklaruar këshilltarja e ministrit Likaj, Dielleza Kukaj.

Kukaj e sheh të rëndësishme raportimin e këtyre rasteve.

“E rёndёsishme ёshtё qё rastet tё raportohen nё instancat e duhura pёrgjegjёse. Kur rastet ndodhin nё shkolla, fillimisht duhet t’i trajtojё vetë shkolla dhe nё rast nevoje t’i referojё te shёrbimet e tjera, si mirёqenia sociale, shёndetёsia, policia, varësisht nga nevojat dhe fushat e pёrgjegjёsisё kundrejt tyre”.

Ministria e Arsimit…. bёn thirrje që tё zbatohet legjislacioni nё fuqi pёr raportimin dhe veprimin e duhur, pёr t’i shmangur sjelljet devijante e tё rrezikshme pёr rritjen dhe zhvillimin e fёmijёve, pavarёsisht ku ndodhin ato.

Kёshilltarja e ministrit thotё: “Sipas ligjeve nё fuqi, secili individ, qё i sheh dhe i njeh rastet, ka detyrim t’i raportojё ato dhe nё tё kundёrtёn, bёhet pjesё e fajёsisё dhe mund tё penalizohet. Fatkeqёsisht, ende kemi barriera sepse nuk ёshtё arritur niveli i duhur i ndёrgjegjёsimit pёr pёrgjegjёsitё ligjore ndaj raportimit dhe referimit tё dhunёs”, ka deklaruar Kukaj.

Pamjet e dhunës në shkollën fillore “Daut Bogujevci” të Fushë-Kosovës, siç raportoi të mërkurën IndeksOnline, janë një alarm për institucionet e Republikës së Kosovës.