75 Mall Live Search
10:49 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / k.v

Raporton në polici zhdukjen e vëllait në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se një person është zhdukur të mërkurën në Prishtinë.

Rastin në polici e ka raportuar vëllai i tij.

“Më 12.12.2024  një mashkull  kosovar ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Policia nuk ka treguar identitetin e të zhdukurit, por thotë se ka nisur hetimet përkitazi me rastin./IndeksOnline/