Raporton rrejshëm se ishte rrëmbyer, vetëm t’i merrte para familjes së tij
Një person në Prizren ka raportuar rrejshëm në polici se ishte rrëmbyer.
Sipas raportit të policisë, këtë gjë ai e kishte bërë me qëllim që t’i detyronte familjarët e tij të paguanin një shumë parash, transmeton Indeksonline.
Pasi është zbuluar kjo, policia ka arrestuar këtë person dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/