75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Raportuesi gjerman për Kosovën: Vizat t’u hiqen tani kosovarëve, BE po e humb kredibilitetin

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer, ka kërkuar që në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kosovarëve t’u liberalizohen sa më shpejtë vizat

Në një shkrim në Facebook, Beyeri ka cituar diplomatin gjerman, Wolfgan Ischinger, që e ka pasur po të njëjtën kërkesë, transmeton Indeksonline.

Beyeri ka thënë se pajtohet plotësisht me deklaratën e tij, por nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, e se liberalizimi duhet të ndodhë tani.

“Siç ka thënë ambasadori prof.Wolfgang Ischinger: “Në rregull, ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i papërmbushur i BE-së , është fjala për kredibilitetin e BE-së!”, me këtë unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Jo më justifikime të padrejta. Liberalizim të vizave tani!”, ka thënë ai./Indeksonline