23:44 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Raportuesi i ri për Kosovën: Liberalizimi i vizave mund të ndodhë shumë shpejt

​Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, ka thënë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe luftën efektive kundër korrupsionit janë kushtet që Qeveria e Kosovës duhet ti plotësoj për liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

“Demarkacioni i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është një nga dy kriteret e papërmbushura për liberalizimin e vizave. Tjetri, gjithashtu shumë e rëndësishme, lufta efektive kundër korrupsionit, sidomos në nivelin e lartë. Nga ana tjetër, formimi i komunave serbe nuk është një kusht për marrjen e liberalizimit të vizave . Kjo është një nga shumë marrëveshje të pazbatuara, në kuadër të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës”,tha Soltes në një intervistë për portalin europeanwesternbalkans, transmeton Indeksonline.

Soltes shtoi se procesi i demarkacionit me Malin e Zi dhe formimin e komunave serbe nuk duhet të jetë i lidhur apo manipuluar me ato në asnjë mënyrë.

Pengesat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Kosovës kanë qenë zbatimi i reformave, normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Si në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimi i reformave është thelbësore për konsolidimin e institucioneve dhe progresin e vendit drejt BE-së. Gjithashtu, normalizimi i plotë i marrëdhënieve me prioritet të lartë është për Serbisë, si dhe përfshirjen e plotë e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë raportuesi PE për Kosovën.

Soltes, i cili kohët e fundit tha se “sfida më e madhe” e tij do të jetë fakti se pesë anëtarë të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mund të paraqesin pengesa të mëtejme për integrimin e Kosovës, por sipas tij diplomacia evropiane nganjëherë mund të jetë mjaft kreative.

Ai tha se përparimi në zbatimin e marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen e afërt “, varet nga vullneti i sinqertë i të të dy vendeve për të ecur përpara, por shtoi se Serbia dhe Kosova janë të vetëdijshëm se përparimi i tyre në rrugën evropiane lidhet me përparimet në dialog. /Indeksonline/