75 Mall Live Search
09:27 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / Z S

Raportuesi për Kosovën në PE në mision treditor për mbledhjen e fakteve sot mban një konferencë shtypi, në Prishtinë

 Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi i sapoemëruar i përhershëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, do të mbajë një konferencë shtypi.

Kjo konferencë sipas njoftimit lidhet me misionin e tij treditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.

Ajo mbahet në orën 11:00 Para zyrës së BE-së, Prishtinë.

Terras, është emëruar në nëtor të këtij viti raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE)./Indeksonline/